Një 50-vjeçar ka humbur sot jetën teksa punonte për prerjen e lëndëve drusore.
Duke iu referuar burimeve zyrtare, gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se shtetasi Ilir Turja ka mbërritur rreth orës 16-30 i pajetë në Spitalin e Burrelit dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen pa mundur të bëjnë dot gjë.
Viktima, nga Bulqiza, sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)