Një 40-vjeçar shqiptar në Greqi është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Pireut. Mësohet se shqiptari u qëllua nga një 68-vjeçar. Sipas informacioneve, viktima me origjinë nga Shqipëria u konfliktua me vrasësin e tij për shkak të parkingut.

68-vjeçari e ka qëlluar me armë gjahu shqiptarin, Brigen Limka, 39 vjeç, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Zaneio, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Autori u arrestua, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb