SARANDË- Një 53-vjeçar, i cili punonte roje në një qendër kontrolli automjetesh në Finiq, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 06:00, në fshatin Vrion. Burime zyrtare nga policia e Sarandës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G.I., banues në Sarandë.

Viktima punonte si roje në qendrën e kontrollit të automjete në Vrion (punonjës i policisë private), i cili është konstatuar i pajetë nga punonjësi i turnit tjetër dhe ky i fundit ka njoftuar menjëherë policinë.

Nga këqyrja që i është bërë trupit nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (infarkt).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb