KRUJË – Pesë artistë të mirënjohur të arteve figurative në vend u nderuan me titullin “Qytetar Nderi i Krujës”.
Ceremonia u zhvillua në ambientet e muzeut “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” si nderim për artistët Janaq Paço (pas vdekjes), Naxhi Bakalli, Gazmend Leka, Genc Hajdari dhe Bashkim Ahmeti.
Ata kanë punuar disa nga veprat kryesore të muzeut kombëtar të Krujës.
(BalkanWeb)