Nga: ZONJA VJOLLCA
500 gr luleshtrydhe
2 lgj sheqer pluhur
Lëng limoni
200 gr maskarpone
2 lgj sheqer pluhur
1 bustinë sheqer vanilje
200 gr pana ëmbëlsire

Pastrojmë luleshtrydhet, heqim 4-6 copë për dekor dhe pjesën tjetër e presim në copa të vogla. I vendosim më pas në një tas, shtojmë në të dy lugë sheqer pluhur dhe pak lëng limoni dhe i kalojmë ato në blender për të bërë një pure luleshtrydheje. Fillimisht rrahim panën derisa të ngurtësohet. Më pas e përziejmë maskarponen me 1 lugë sheqer pluhur dhe sheqer vanilje dhe e trazojmë së bashku me panën.Shërbejmë ëmbëlsirën në gotë duke vendosur fillimisht purenë me luleshtrydhe e më pas shtojmë kremin me maskarpone duke e zbukuruar me një luleshtrydhe në majë.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb