Nga: ZONJA VJOLLCA*
500 gr patate
1 lugë gjelle gjalpë
1 kokërr qepë
300 gr mish i grirë
4 kokrra vezë (për çdo racion)
Kripë
Piper i zi
Arrë moskat
2 panxharë
Vaj ulliri
Uthull
Majdanoz

Fillimisht lajmë mirë patatet dhe i vendosim të ziejnë në ujë me kripë për 20 minuta. Më pas i qërojmë dhe i kthejmë në pure duke shtuar në pure gjalpë, kripë, piper dhe arrë moskat. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë të gatuhet mirë. E rregullojmë me kripë dhe piper, shtojmë dhe purenë e përgatitur dhe e trazojmë duke e lënë në zjarr për rreth 2 minuta. Ndërkohë në një tigan vendosim pak gjalpë dhe skuqim vezët një nga një në formë syze. Marrim një formë, e mbushim me pure dhe kimë dhe mbi të vendosim një vezë po në diametrin e formës. Marinojmë panxharin të prerë në kubikë të vegjël me vaj ulliri dhe uthull dhe e servirim mbi vezë dhe në skajet e saj.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: