TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar vallëzimin e kryeministrit Edi Rama sot në “Ditën e Gruas” në Fier.

Shefi i qeverisë duke uruar sot festën e gruas, i ftoi këto të fundit në një vallëzim në qytetin e Fierit dhe ky veprim u përhap me shpejtësi në rrjet, ku komentet ishin të shumta. Sipas Bashës, kjo ishte një propagandë e radhës e Ramës duke pohuar se po vijojë kështu kjo situatë, Shqipëria ka marrë fund.

“Tani i pashë. Nuk është se më ngjallin ndjenjë. Ajo është puro propagandë. Kjo është një propagandë që nuk funksionon. Rama e qan propagandën. Ai e ka qef atë. Beteja që kemi nisë është veprim i paprecedentë, por tani ka ardhur momenti.  Po vijoj kështu, ky vend ka marrë fund. Do të ndryshojmë vendin dhe për ta bërë këtë duhet ta nisim me një ndryshim thelbësor”, tha Basha në “Zonë e Lirë”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: