DURRES- Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona, dhe kthim, në 5 ditët e fundit kanë transportuar 22.158 udhëtarë, me 5.136 automjete gjithsej.

Nga të dhënat operative të APD, mësohet se numri i udhëtarëve dhe autoveturave që kanë mbërritur në Durrës me tragete është përkatësisht 3.5 dhe 4 herë më i lartë se sa i atyre që kanë shfrytëzuar tragetet për t’u nisur drejt porteve të Italisë.

Nga data 20 deri 24 korrik në Terminalin e trageteve janë përpunuar 17.184 udhëtarë dhe 4.108 autovetura në hyrje, dhe 4.974 udhëtarë të tjerë me 1.028 autovetura në dalje nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës.

Në muajt korrik dhe gusht rritet së tepërmi numri i udhëtarëve me tragete, kryesisht bashkatdhetarë që mbërrijnë për të kaluar pushimet pranë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: