Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj më në fund janë ‘arratisur’ jashtë Shqipërisë për muajin e tyre të mjaltit.


Pas dasmës që zgjati disa ditë dhe shpenzimeve marramëndëse nuk kishte si të mos kishin edhe pushime ëndrrash.


Vila luksoze ku po kalojnë muajin e mjaltit Besi dhe Xhensila kushton 2300 dollarë nata. Natyrisht që edhe në pushimet e para si të porsamartuar, çifti nuk do të kursehej.


Xhensila dhe Besi

Dy artistët kanë zgjedhur të prenotojnë një vilë në ishujt Maldives në resortin “Four Seasons” për të shijuar muajin e mjaltit. Që të dy kanë postuar video dhe foto të ndryshme nga vendi ekzotik, duke zbuluar copëza të shtëpisë luksoze që ata kanë zgjedhur.

Besi me pushime 2

Me pamje nga deti dhe me pishinë private, vila e përzgjedhur nga çifti kushton 2300 dollarë nata. Resorti është një nga vendet më luksoze në Maldives, ndaj Xhensila dhe Besi duket se e kanë tërësisht të merituar këto pushime ëndrrash.

besi me pushime

Mora rrugen per nr Laq o per ne Laq…

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

(er.cu/BalkanWeb)