Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassole, në moshën 65-vjeçare.
Ambasadori Soreca e cilëson Sassolin një evropian të madh, ndërsa thekson se ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe i angazhuar në emër të mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve.
“Vlera e angazhimit politik në emër të mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve. Gjithmonë i buzëqeshur. Një evropian i madh. Pusho në paqe, President. ?”, shkruan ambasadori Luigi Soreca.
(BalkanWeb)