DURRES- Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme teksa lahej në plazhin pranë Shkëmbit të Kavajës. 59-vjeçari Telhad Hasani nga Dibra e Madhe, dyshohet se ka pësuar infarkt teksa lahej në det.

Pushuesit aty pranë kanë nxituar t’i vijnë në ndihmë 59-vjeçarit, por pavarësisht ndihmës së parë ka qenë i pamundur shpëtimi i tij.

Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetohet për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb