Pussycat Dolls mund të ribashkohen një ditë. Vajzat e pop-grupit më të famshëm amerikan, që arritën të shesin rreth 55 milionë kopje albumesh në gjithë botën, mund të bëhen bashkë sërish.

Carmit Bachar ka deklaruar se ribashkimi është diskutuar dhe ka qenë alternativë, por të bësh gjashtë vajza në një mendje është e vështirë.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Sinqerisht mendoj se një ditë ribashkimi mund të ndodhë. Kemi folur për këtë gjë edhe më parë, erdhëm në një pikë kur u duk sikur diçka do të ndodhte në këtë drejtim, por nuk funksionoi plotësisht në atë kohë”, ka thënë Bachar. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: