ANGLI- Një pusullë krejt e veçantë dashurie ka bërë namin nëpër rrjetet sociale duke u shpërndarë e komentuar gjithandej. Bëhet fjalë për një pusullë të shkruar nga një vajzë 11-vjeçare, drejtuar djalit që ajo pëlqen. Më shumë se sa letra e saj, përgjigjia e tij të lë pa fjalë.


Ndërsa vajza e ka pyetur fare thjesht, dhe ka pritur një përgjigje po aq të thjeshtë, djali është treguar një mendimtar i vërtetë dhe i ka dhënë një përgjigje të thellë.


Ajo i shkruan në letër, “A të pëlqej unë?” dhe pastaj ka shkruar dy përgjigje ‘Po’ dhe ‘Jo’ të shoqëruara me dy katrorë ku djali mund të zgjidhte njërën prej alternativave vetëm duke bërë një ‘+’, ose ‘x’.


Por ai ka zgjedhur të bëjë krejt të kundërtën. Në të njejtën letër i është përgjigjur si një i rritur duke i thënë: “Unë nuk e di, nuk njoh veten time akoma. Plus unë jam shumë i stresuar në shtëpi dhe nuk mund të them asgjë…As ti nuk e njeh veten tënde derisa të bësh 18 vjeç”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Etiketa: