SHBA

Më 12 maj në “Ditën e nënës’ Maluma publikoi një foto në rrjete sociale, në të cilën puthte në buzë mamanë e tij. Kjo gjë nuk u prit mirë nga fansat e tij amerikanë, të cilët nuk ngurruan ta kritikonin publikisht.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndaj këtyre kritikave ka reagur vetë këngtëari i njohur me anë të përfaqësuesit të tij. Ai ka thënë se kjo është diçka shumë normale në kulturën latine.

“Gjëja e bukur është se ai u pranua në tregun e muzikës amerikane me krahët e hapur dhe mendoj se kjo është diçka globale. Tani njerëzit do të kenë mundësinë të shohin anë të ndryshme të kulturës në mënyra të ndryshme. Është normale në kulturën latine, veçanërisht nëse je djalë i vetëm ose fëmija i vetëm i shtëpisë. Është afeksion dhe një formë respekti. Maluma është i hapur për atë që është dhe vlerat e kulturës së tij”, ka shpjeguar përfaqësuesi i këngëtarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: