Dua Lipa po shijon romancën e saj me Callum Turner, me të cilin nuk heziton të dalë as në publik.

Mediat britanike zbulojnë se çifti ka qëndruar në një klub deri në orët e para të mëngjesit duke pirë alkool dhe duke u argëtuar në New York.

Prestigjiozja britanike “The Sun”, gjithashtu ka publikuar dhe një video të këngëtares shqiptare dhe partnerit të saj duke shkëmbyer puthje pasiononte në një cep të klubit, por që nuk i shpëtoi syrit të fansave.

Videoja është bërë menjëherë virale në rrjet, me fansat që duket se e pëlqejnë çiftin e krijuar çdo ditë e më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: