Pasditen e kësaj të premteje në studion e “Rudina” ishte e ftuar këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Mihrije Braha. Surpriza për herë të parë nga djali i saj në një program televiziv e lumturoi pa masë, e marrë shkas nga kjo këngëtarja tregoi raportin mjaft të ngushtë që ka me të.
“Unë jam vetë njeri pozitiv dhe e dua anën e bukur të medaljes dhe jam munduar me e mbjell tek Platori që kur ka qenë i vogël, bebe, duke u rritur dhe duke reflektuar vetëm me gjëra pozitive. Sapo hyn në derë pasi kthehet prej punës vjen dhe më përqafon, më puth duart, më ledhaton, më thotë “lumi unë që të kam, të dua fort” e plot fjalë të bukura”.
Në familjen e saj është shtuar dhe një pjesëtare tjetër, Tringa e cila është e fejuara e djalit të saj Platorit. Këngëtarja tregon se të dyja ato kanë një raport të ngushtë, jo si nuse-vjehrrë, por më shumë si nënë-bijë.
“Po e shikoj që dhe Tringa është në rrugën e njëjtë si Platori. Tringa kur do të që të shkojë në fakultet e ka laptopin, çantën dhe plot gjëra të tjera. I lë në një pjesë e kuzhinës, përgatit dhe kur do që të dalë unë ia kap dhe i them ‘puthmë një herë’, si fëmijëve kur ua jep çokollatën ose një lodër kur ua ble. ‘Puthëm një herë pastaj shko’. Tringën unë nuk e kam rritur, por nganjëherë në momente të caktuara e trajton si fëmijë.