RUSI– Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kundërshtuar një projektligj që përcakton se cilët filma duhet të shfaqen në kinema dhe cilët janë të ndaluar.

Putin bllokoi një projektligj të tillë që u propozua në parlament, kryesisht në lidhje me filmat amerikanë.

“Do të ishte e gabuar që tu mohojmë konsumatorëve tanë atë që duan të kenë,
kjo do të ishte e papranueshme për industrinë e filmit gjithashtu. Amerikanët janë të talentuar dhe njerëz të suksesshëm dhe ka shumë çfarë mund të mësojmë nga ata”, tha Putin.

Hollywood e ka Rusinë një prej vendeve më fitimprurëse.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: