RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi sot se asnjë përpjekje për të kërcënuar Rusinë nuk do të kishte sukses. Agjencia ruse e lajmeve, Interfax citoi Putin, I cili ishte shprehur se askush nuk mund ta kërcënojë e izolojë Rusinë.

“Eshtë e qartë se askush nuk mund të kërcënojë, të frenojë apo të izolojë Rusinë. Askush nuk ka qenë apo do të jetë në gjendje për këtë”, deklaroi Putin duke folur në Kremlin në Ditën e Shërbimeve të Sigurisë.

“Situata globale është gjithçka tjetër përveçse e qetë. Ka një rritje të kërcënimeve dhe rreziqeve, ndërkohë që e drejta ndërkombëtare është anashkaluar”, shtoi ai.

”Në arenën ndërkombëtare ka deklarata gjithnjë e më të qarta se Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për politikën e saj të pavarur, për mbështetjen që u jep bashkëpatriotëve të saj, për Krimenë dhe Sevastopolin dhe ndonjeherë duket sikur edhe për faktin që ekzistojmë”, theksoi presidenti rus, Vladimir Putin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: