Zv.Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Naim Qassem, në një fjalim, ka pohuar se Izraeli po kryen masakra të civilëve në Liban me mbështetjen e plotë të SHBA-së.
Ai u shpreh se Hezbollahu ‘e do martirizimin’ dhe se çdo organizatë tjetër do të ishte shembur përballë sulmeve të nisura ndaj saj nga Izraeli. Ai u zotua se grupi do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe “fitorja do të jetë e jona”.
“Izraeli po kryen krime dhe masakra në çdo pjesë të Libanit. Izraeli ka zgjedhur fshatra, qytete dhe shtëpi të veçanta, dhe çdo shtëpi ka gjurmët e agresionit izraelit.
Izraeli sulmon civilët, mjekët. Izraeli sulmon këdo që ecën në rrugë dhe këdo që qëndron në shtëpi. Ata nuk janë luftëtarë. Forcat izraelite po vrasin, po kryejnë masakra dhe krime kundër civilëve.
Administrata amerikane po e mbështet Izraelin me të gjitha mjetet dhe Amerika është partnere me Izraelin në çdo gjë, përmes mbështetjes së pakufizuar ushtarake, të të gjitha llojeve të mbështetjes, kulturore, politike, ekonomike. Dhe nëse Izraeli mendon se vendosmëria për të qenë brutal dhe për të vazhduar agresionet, atëherë Izraeli është i mashtruar. Dhimbjet janë aty, sakrificat janë aty. Por të gjithë duhet ta dinë se ne e duam martirizimin”, tha ai.
Qassem shprehet se kemi sakrifikuar shumë që nga operacionet me bipera dhe martirizimi i drejtuesve te martirizimi i prijësit. “Nëse kjo ndodh diku tjetër, këto organizata do të shemben, por ne nuk e bëmë. Ne vazhdojmë me gjithë dhimbjet dhe sakrificat. Ne po vazhdojmë sepse kemi shpresë dhe besojmë tek Allahu i Madhëruar që të jetë fitimtar. Ne jemi popull i xhihadit”, tha ai.
Ai tha se Hezbollahu do të vazhdojë të luftojë, duke thënë se “jemi të gjithë aty në terren, pavarësisht humbjes së disa liderëve dhe Hassan Nasrallah si objektiv kryesor, dhe pavarësisht sulmeve agresive kundër të gjithë civilëve në Liban, pavarësisht sakrificave dhe veprimeve që synojnë të krijojnë kaos në frontin tonë. Ne do të qëndrojmë atje. Ne do të jemi të palëkundur. Ne do të vazhdojmë rezistencën islame. Ne do të vazhdojmë të përballemi me armikun izraelit në mbështetje të Palestinës dhe Gazës dhe në mbrojtje të popullit tonë libanez”.
Ndërkohë Kremlini dënoi të hënën vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror izraelit javën e kaluar, raporton Reuters.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se vdekja e Nasrallah kishte çuar në një destabilizim serioz në rajonin më të gjerë. Ai tha se bombardimi i zonave të banuara në Liban kishte shkaktuar viktima të rënda dhe do të krijonte një katastrofë humanitare të ngjashme me atë në Gaza.