Presidenti amerikan Donald Trump përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka deklaruar  se zhvilloi një bisedë produktive me Presidentin Vladimir Putin një ditë më parë.

Putin dhe Trump kanë biseduar në telefon pasi presidenti rus është takuar më të dërguarin special të Trump Steve Uitkoff për detajet e planit të armëpushimit. Donald Trump dha detaje nga kjo telefonatë.

Ai tha se ika kërkuar Putin të kursejë jetët e ushtarëve ukrainas që ndodhen në një pozicion të keq në fushëbetejë. Trump thotë se nëse ata do të vriteshin do të përbënte një nga masakrat më të mëdha që prej luftës së dytë botërore.

Vladimir Putin u shpreh një ditë më parë dakord në parim me armëpushimin 30 ditor të propozuar nga SHBA, por ai tha se plani duhet të marrë parasysh arritjet militare në terren të Rusisë dhe të njohë shkaqet fillestare që çuan në luftë.

Para disa ditësh sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio tha se Ukraina duhet të heqë dorë nga një pjesë e territoreve nëse dëshiron të ecë përpara me firmosjen e një marrëveshjeje afatgjatë paqeje.

“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje, dhe ka një shans shumë të mirë që kësaj lufte të tmerrshme, të përgjakshme më në fund mund t’i vijë fundi  por  në këtë moment, mijëra trupa ukrainase ndodhen në një pozicion të keq në fushëbetejë. I kam kërkuar me forcë Presidentit Putin që t’i kursehet jeta.  Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore.  Zoti i bekoftë të gjithe”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb