RUSI- Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov është shprehur se Putin gëzon shëndet të plotë duke hedhur poshtë zërat se ai ka qenë i sëmurë. Një lajm i tillë është përhapur pasi Vladimir Putin nuk është shfaqur në publik që prej datës 5 mars kur priti në Rusi kryeministrin italian, Mateo Renzi dhe pasi ka shtyrë takimet me homologët e Kazakistanit dhe Bjellorusisë, të parashikuara në Astana.

Ndërkaq, një zyrtar i Kazakistanit është shprehur më parë për agjencisë e lajmeve Reuters se Putin mund të jetë sëmurë”. Megjithatë, zëdhënësi i udhëheqësit rus është shprehur ai ka zhvilluar takime gjatë gjithë kohës, duke hedhur poshtë çdo dyshim mbi shëndetin e tij.

“Nuk ka arsye për t’u shqetësuar, çdo gjë është në rregull”, tha për radion Ekho Moskvy Peskov. Ai shtoi se shtrëngimi i dorës nga presidenti është ende aq i fortë, saqë mund t’ju “thyejë dorën”.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: