Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve janë më të këqijat që nga koha e Luftës së Ftohtë, kurse zhvillimet në botë paraqesin qetësinë para stuhisë. Kështu e komentojnë ekspertët amerikanë situatën mes dy vendeve. Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kërcënon se do të publikojë faktet që vërtetojnë se sulmet e 11 shtatorit 2001 u bënë nga vetë SHBA-të.

Faqja e internetit “Veteranstoday.com” sjell një shkrim të gazetës ruse “Pravda”, në të cilën thuhet se Rusia po përgatitet të publikojë provat dhe faktet se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet sekrete amerikane janë të përziera në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001.

Teoricienët e konspiracionit, kanë vite që akuzojnë SHBA-të se janë përgjegjëse për sulmin ndaj Kullave Binjake, kurse pala ruse deklaron se imazhet satelitore mbështesin pohimet e tilla. Gazeta ruse shkruan se nga provat shihet qartë se udhëheqja amerikane e ka organizuar gjithë sulmin dhe më pas të gjithë manipulimin me opinionin publik.

“Pravda” shkruan se SHBA-të krijuan imazhin se qytetarët amerikanë janë viktimë e terrorizmit ndërkombëtar dhe se pas gjithë kësaj ishte fshehur në të vërtetë: dëshira e SHBA-ve për të kontrolluar burimet e naftës në Lindjen e Mesme.

https://www.youtube.com/watch?v=mhROd7Jt3-w#t=175

Faktet dhe provat janë aq bindëse deri në atë shkallë sa do të hedhin poshte të gjitha shpjegimet e qeverisë amerikane për sulmin në Nju Jork. Gazeta shkruan se Rusia, në këtë mënyrë, dëshiron të tregojë se SHBA-të prej kohësh shfrytëzojnë terrorizmin e gënjeshtërt për t’i mbajtur qytetarët e saj në frikë të përhershme dhe për ta përdorur si pretekst për operacionet ushtarake në vendet e huaja.

Në rast se taktika e menduar nga Putin ka sukses, kjo do të shkaktojë një shok të opinionit amerikan dhe do të sjellë zemërim dhe protesta masive në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, faktet se SHBA-të janë organizatoret e sulmit në Nju Jork, do t’i diskreditonte plotësisht amerikanët si lider të luftës kundër terrorizmit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb