RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Krimea nuk është ruse sepse rusët kanë ardhur dhe kanë rrëmbyer diçka, por sipas tij banorët e saj përmes referendumit kanë kërkuar t’i bashkohen Rusisë, transmeton Zeri.info.

“Krimea është e jona… Pse e jona? Jo pse kemi ardhur dhe kemi grabitur diçka”- ka thënë Putin gjatë një debati.

“Këtu mbretëron demokracia. Çka është demokracia? Është pushteti i popullit. Si vendoset ajo? Përmes referendumit, zgjedhje, etj. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi, të pavarur dhe hapi tjetër të jemi pjesë e federatës ruse”- ka sqaruar Putin.

Presidenti rus po ashtu e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kur vendimi është marrë pa mbajtur referendum, në bazë të votimit në parlament, ku më pas jane pajtuar të gjithë ata që e kanë mbështetur shpërbërjen e ish Jugosllavisë.

“Ejani të diskutojmë, të shikojmë dokumentet e OKB-s, të shohim cila është konventa e Kombeve të Bashkuara, ku shkruhet për të drejtën e popujve për vetëvendosje. Do të diskutojmë pafund. Por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor”, ka përfunduar Putin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb