Fokusi i ri i NATO-s në Azi-Paqësorin nuk është vetëm një kërcënim sigurie për të gjitha vendet në rajon, por është edhe për Rusinë dhe Moska është e detyruar të përgjigjet, paralajmëroi të enjten presidenti rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi rus po fliste në një konferencë për shtyp pas takimeve me homologun e tij vietnamez To Lam në Hanoi, një ditë pas nënshkrimit të një traktati të partneritetit strategjik me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un në Phenian.

“Ne shohim se çfarë po ndodh në Azi? Një sistem është duke u bashkuar… NATO tashmë po lëviz atje si në një vendbanim të përhershëm. Kjo, natyrisht, përbën një kërcënim për të gjitha vendet në rajon, përfshirë Rusinë. Ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi kësaj dhe do ta bëjmë këtë”, u shpreh ai.

Në Vietnam, Putin njoftoi se Moska dhe Hanoi “treguan një interes të ndërsjellë për ndërtimin e një arkitekture të besueshme dhe adekuate të sigurisë rajonale të bazuar në parimet e mospërdorimit të forcës dhe një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, në të cilën nuk do të ketë vend për ushtri selektive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb