Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se metodat jo të shëndetshme të përdorura nga Perëndimi po prishin stabilitetin dhe po inkurajojnë konfliktet ndërshtetërore.

Putin e bëri deklaratën gjatë hapjes së seancës së parë plenare të takimit Outreach/BRICS Plus në Kazan.

“Pas rendit të bazuar në rregulla që po imponohet me forcë në botë, ka përpjekje për të parandaluar zhvillimin e pavarur të konkurrentëve, vendeve afrikane, aziatike dhe të Amerikës Latine. Ata përdorin sanksione të njëanshme të paligjshme, proteksionizëm të hapur, manipulim të monedhës dhe tregjeve të aksioneve,  ndërhyrje në punët e brendshme nën pretekstin e kujdesit për demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe luftimin e ndryshimeve klimatike”, vuri në dukje Putin.

Sipas presidentit, metoda dhe qasje të tilla jo të shëndetshme çojnë në shfaqjen e konflikteve të reja dhe në intensifikimin e konfrontimeve të vjetra.

“Si rezultat, cenohen stabiliteti strategjik rajonal dhe global, parimet e sigurisë së barabartë dhe të pandashme dhe inkurajohen konfliktet ndërshtetërore dhe të brendshme”, tha lideri rus.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb