SERBI

Një makinë me targa shqiptare ka alarmuar autoritete serbe gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Beograd.

Gjatë vizitës në kishën Shën Sava të Beogradit, ndodhi diçka që fillimisht mediat në Serbi e raportuan si “incident”, pasi policia dhe organet e tjera të sigurisë u detyruan të ndalojne dhe ta kontrollojnë një veturë që kishte targa të Shqipërisë.

Sipas mediave serbe, autoritetet e sigurisë ishin alarmuar me të parë targat me regjistrim të Shqipërisë  në afërsi të kishës ku po qëndronin Aleksandar Vuçiç dhe presidenti rus Putin.

Për autoritetet e sigurisë vetura me targa të Shqipërisë u është dukur e dyshimtë dhe menjëherë reaguan duke e kontrolluar në detaje.

Pas kontrollit gjithçka u qartësua dhe doli të jetë një alarm i rremë, pasi vetura në fakt i përkiste një diplomati rus që shërben në ambasadën ruse në Shqipëri dhe se makina ishte pronë e ambasadës. Ndërkaq diplomati rus raportohet se kishte shkuar zyrtarisht në Beograd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: