SERBI

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa është takuar me homologun serb, Aleksandar Vuçiç.


“Rusia pajtohet që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje të pranueshme reciproke në përputhje me rezolutën 1244” tha presidenti rus Vladimir Putin në Beograd.


Ai tha se autoritetet në Prishtinë morën disa hapa së fundmi, siç është formimi i Ushtrisë së Kosovës që sipas tij është shkelje e rezolutës 1244 si dhe vendosjen e taksës 100% për mallrat serbe.


“Rusia ndan shqetësimin me udhëheqjen dhe popullin serb se këto veprime të papërgjegjshme mund ta destabilizojnë Ballkanin”- tha Putin.

Duke përsëritur se ai nuk e sheh një zgjidhje të afërt në perspektivë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se për çdo zgjidhje do të konsultohet me Putinin.

(BalkanWeb)