RUSI-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar sot me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, afër Moskës, për shkak të shqetësimeve izraelite për vendosjen ushtarake të Rusisë në Siri.

Në fillim të takimit, Netanyahu i tha Putinit se është i përkushtuar për ndaljen e furnizimit të armatimeve për grupin islamik libanez, Hezbollah, dhe e ka akuzuar ushtrinë e Sirisë dhe Iranin, se përpiqen të krijojnë “një front të dytë terrorist” kundër Izraelit.

“Ushtria e Sirisë dhe Siria në tërësi, janë në gjendje të tillë, që ato nuk kanë kohë për një front të dytë”, tha Putin dhe ka shtuar se “ata duhet ta shpëtojnë shtetin e tyre”.

Rëndësinë e kësaj vizite të Netanyahut në Rusi, e shton edhe fakti se së bashku me të kanë udhëtuar edhe shefat e inteligjencës dhe të ushtrisë.

Izraeli ka ndërmarrë sulme ajropre kundër militantëve në pjesën jugore të Sirisë dhe dëshiron të sigurohet se Hezbollahu nuk armatoset, derisa Rusia idërgon armatim Sirisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: