SHËN-PETERSBURG– Presidenti rus, Vladimir Putin u shfaq sot në publik pranë Shën-Petersburgut duke i dhënë fund 10 ditëve të një mungese që ngjalli shumë zëra për gjendjen e tij shëndetësore, një grusht shteti apo një atësi e re.

”Presidenti rus, 62 vjeç, u shfaq, shumë i zbehtë, në një takim me homologun kirgiz, Almazbek Atambaiev, në sallon të pallatit Konstantin, pranë Shën-Petersburgut”, njoftoi një gazetare.

Putin, mungesa në publik e të cilit nxiti shumë zëra, theksoi sot se do të mërzitej nëse nuk do të kishte thashetheme nga media.

Shfaqur për herë të parë në publik gjatë një takimi me homologun kirgiz, Almazbek Atambaiev, Vladimir Putin theksoi ”do të mërzitesha nëse nuk do të kishte thashetheme”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: