RUSI – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha se vendi i tij “nuk paraqet rrezik për askënd” dhe nuk ka për qëllim të “përfshihet në asnjë lojë apo intrigë gjeopolitike”.

Gjatë fjalimit të tij sot në Soçi me shefat ushtarakë, ai tha se Rusia do ta “mbrojë në mënyrë të sigurt” sovranitetin dhe integritetin e saj dhe të aleatëve të vet.

Deklarata e Putin vjen në kohën kur konflikti në Ukrainë ka ndikuar që raportet ndërmjet Rusisë dhe perëndimit të arrijnë në nivelin më të ulët në periudhën pas Luftës së Ftohtë.

Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë se mbështet direkt kryengritësit, ndërsa Moska i kundërshton këto pretendime.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb