Luftanijet amerikane dhe kanadeze kanë ndjekur “si hije” anijen ruse që kaloi bregun lindor të Floridës në rrugën e saj për në Kubë.

Kështu shkruan Newsweek bazuar në të dhënat e gjurmimit detar dhe ajror. Një avion P-8A Poseidon, i konsideruar si një “luftëtar nëndetëse”, u vendos gjithashtu për të monitoruar rusët. Anijet e përfshira në patrullë ishin CG Stone, shkatërruesit USS Truxtun dhe USS Donald Cook, dhe fregata kanadeze HMCS Ville de Quebec.

Duket se Putin i ka hapur sfidë G7. Mësohet se anijet ushtarake ruse me raketa hipersonike po kryejnë stërvitje në Atlantik dhe do të mbërrijnë sot në ishullin e Amerikës Qendrore. Ndërkohë sot në Berlin vazhdon Konferenca Ndërkombëtare për Rindërtimin e Ukrainës. Zelensky këmbëngul në kërkesën për të paktën 7 sisteme të tjera Patriot për mbrojtjen ajrore, ku një thuhet se do të vinte nga SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: