Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në gjendje të vendosin raketa të reja në Rumani dhe Poloni, dhe se Moska zyrtare e konsideron këtë si një kërcënim ndaj të cilit duhet të kundërpërgjigjet.

Pentagoni njoftoi të hënën se ka testuar një raketë konvencionale kryqëzuese, lançuar nga toka, e cila goditi objektivin pas më shumë se 500 km fluturim, që është prova e parë e tillë që nga heqja dorë e paktit bërthamor midis dy vendeve këtë muaj.

Putin tha gjatë një vizite në Helsinki se Uashingtoni mund të përdorë potencialisht sistemin e saj të lançimit në Rumani dhe Poloni për të testuar raketa dhe se Rusia duhet të përgjigjet në mënyrë të duhur dhe reciproke

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb