Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se agjencitë amerikane të Inteligjencës ende nuk i kanë prezantuar prova Arabisë Saudite se Irani ka qenë i përfshirë në sulmet në rafineritë e naftës përcjell rel. Duke folur në një konferencë për energji në Moskë më 2 tetor, lideri rus ka thënë se Riadi është ende duke pritur për ndonjë hetim rreth sulmit në dy rafineri të naftës saudite më 14 shtator.

“Shërbimet amerikane të Inteligjencës janë duke i shërbyer politikës së jashtme të shtetit, mirëpo ato nuk kanë ofruar të dhëna”, ka thënë Pompeo në konferencë.

“Ne kemi biseduar me administratën saudite dhe unë personalisht kam biseduar me princin saudit dhe nga ajo që kam kuptuar, Arabia Saudite është duke pritur informacione të sakta për përfshirjen e një shteti në këto ngjarje, mirëpo ende askush nuk ka ofruar diçka të tillë. Le të udhëhiqemi nga faktet dhe jo emocionet”, ka shtuar presidenti rus.

Arabia Saudite fajëson Iranin për sulmet dhe ka thënë se, ndonëse është në kërkim të zgjidhjes politike, mbretëria do ta cilësojë këtë incident si “akt të luftës” nëse hetimet që janë duke vazhduar vërtetojnë se sulmi me “raketa dhe dronë” është nisur nga territori iranian.

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zyrtarë tjerë amerikanë kanë fajësuar Iranin për këto sulme, vend me të cilin Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar tensionet prej kur Trump është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar më fuqitë botërore me 2015.

Teherani në anën tjetër ka kundërshtuar të gjitha akuzat se ka lidhje me sulmin.

Rebelët huthi, që mbështeten nga Irani në Jemen, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në vendin aleat të SHBA-së.

Arabia Saudite në anën tjetër udhëheq një koalicion që lufton rebelët huthi në Jemen.

Prandaj shumë vëzhgues, konfliktin në këtë vend e shohin si zgjatim të luftës mes shumicës së myslimanëve sunitë të Arabisë Saudite dhe Iranit të drejtuar nga myslimanët shiitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb