Presidenti rus Vladimir Putin shkoi në kishë për t’u lutur për Donald Trump kur ai u qëllua në tubimin e vitit e kaluar në Pensilvani, ka zbuluar i dërguari i lartë Steve Witkoff.

Udhëheqësi i Kremlinit porositi gjithashtu një portret të presidentit amerikan, të cilin ia dërgoi Trumpit si dhuratë.

Zbulimet u bënë nga kryenegociatori i Trump, i cili u shfaq në një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, të premten.

“Presidenti Putin kishte porositur një portret të bukur të Presidentit Trump, nga artisti kryesor rus, dhe në fakt ma dha mua dhe më kërkoi që ta çoja në shtëpi Presidentit Trump”, tha ai.

“Ishte një moment kaq i këndshëm dhe [ai] më tregoi historinë e tij…se si kur presidenti u qëllua, ai shkoi në kishën e tij lokale dhe u takua me priftin e tij dhe u lut për presidentin.

“Jo sepse ai ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara… por sepse ai kishte një miqësi me të dhe ai lutej për mikun e tij.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: