Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Moska dhe Koreja e Veriut “po luftojnë së bashku kundër hegjemonizmit dhe praktikave neo-koloniale të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj”.

Në një darkë përpara se Putini të nisej për në Vietnam, ai përmendi një proverb që thoshte “një fqinj i afërt është më i mirë se një i afërm i largët”, raporton AP.

Ndërkohë, Kim theksoi “pavdekësinë e marrëdhënieve të pathyeshme DPRK-Rusi, të cilat i ka zili bota”.

Gjatë vizitës së Putinit, liderët nënshkruan një marrëveshje që premton ndihmë reciproke nëse secili vend përballet me “agresion”.

Takimi i tyre erdhi ndërsa të dy përballen me përplasje të përshkallëzuara me Perëndimin.

Detajet e marrëveshjes nuk janë dhënë ende por ajo mund të shënojë lidhjen e tyre më të fortë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Të dy krerët e përshkruan atë si një përmirësim të madh të marrëdhënieve të tyre, duke mbuluar sigurinë, tregtinë, investimet dhe lidhjet kulturore e humanitare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: