Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar të martën një stërvitje masive të forcave bërthamore të vendit duke bërë lëshime të raketave, mes tensioneve spirale me Perëndimin mbi Ukrainën.

Duke folur në një video-telefonatë me udhëheqësit ushtarakë, Putin ka thënë se stërvitjet do të simulojnë veprimin e zyrtarëve të lartë në përdorimin e armëve bërthamore dhe do të përfshijnë lëshime praktike të raketave balistike dhe të lundrimit me aftësi bërthamore, raporton Reuters.

Putin ka theksuar të martën se arsenali bërthamor i Rusisë mbetet një “garantues i besueshëm i sovranitetit dhe sigurisë së vendit”.

“Duke marrë parasysh tensionet gjeopolitike në rritje dhe kërcënimet dhe rreziqet e reja, është e rëndësishme për ne që të kemi forca strategjike moderne që janë gjithmonë të gatshme për luftim”, ka deklaruar Putini, teksa ka riafirmuar se Rusia e sheh përdorimin e armëve bërthamore si “masën përfundimtare, ekstreme për sigurinë e saj.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: