Romelu Lukaku ka befasuar jo pak me mënyrën e përgjigjjes së tij kur u pyet sot në konferencën për shtyp nga gazetarët anglez nëse Neymar stimulonte.


Sulmuesi i Belgjikës që nesër do të përballet me Brazilin papritur ndryshoi humor duke u nevrikosur dhe duke u përgjigjur me një portugalishte perfekte:


“Neymar nuk është një aktor, rivalët janë shumë më të ashpër kur përballen me atë, duke e goditur për shkak se ai ka cilësi anormale. Jam i sigurtë që ai do të jetë më i miri në botë një ditë dhe jam shumë i lumtur që nesër do të përballem me atë”, deklaroi sulmuesi i Manchester United, Lukaku.


Ndërkohë për takimin që do të luhet nesër dhe ku du do të mësohet se kush prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në gjysmëfinale belgu u shpreh:

“Ne do të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë në Kupën e Botës, favoritin kryesor për fitimin e trofeut. Do të jetë një sfidë e madhe që ne të zbulojmë se deri ku kemi arritur si ekip. Brazili nuk ka pika të dobëta, janë shumë të fortë në mbrojtje, Paulinho është një mesfushor fantastik, ndërkohë që për Neymar i thashë tashmë të gjitha. Por mendoj se mbrojtja e Brazilit mund të mposhtet”, deklaroi Lukaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb