PUSTEC
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Cerje në Pustec. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën greke dhe më pas flakët janë përhapur në tokën shqiptare.
Burime nga bashkia bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se vatrat e zjarrit janë aktive prej 48 orësh dhe ndërhyrja për lokalizimin e tyre është e vështirë.
Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga pala greke e cila pritet të ndërhyjë nga ajri. Dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet në dhjetëra hektarë, kryesisht halore.