Të gjitha bashkitë e qarkut të Korcës janë zbukuruar për festat e fundvitit dhe janë bërë shumë tërheqëse për vizitorët. Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole, ka postuar një kolazh me fotot e qyteteve të zbukuruara për festë, duke ftuar turistët të vizitojnë këto qytete dhe vendet e tyre turistike gjatë muajit dhjetor.

Në postimin e tij në FB, Jole shkruan se Korça, Pogradeci, Erseka, Bilishti, Maliqi dhe Pusteci janë ndriçuar e zbukuruar prej disa ditësh, duke ofruar një atmosferë të bukur festash dhe i kanë dyert hapur për të pritur miq.

Postimi i plotë e Prefektit Nertil Jole: “Qarku i Korçës është gati për të pritur vizitorë shqiptarë e të huaj, që dëshirojnë të kalojnë në qytetet e bukura të tij ditët e dhjetorit, të fundit të këtij viti, Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Korça, Pogradeci, Erseka, Bilishti, Maliqi dhe Pusteci janë ndriçuar e zbukuruar prej disa ditësh, duke ofruar një atmosferë të bukur festash dhe i kanë dyert hapur për të pritur miq.

Jo vetëm bashkitë, por edhe zonat përreth, me bukuritë natyrore, mikpritjen dhe ushqimin tradicional, janë atraksione turistike që tërheqin gjithmonë e më shumë vizitorë në rajonin tonë. Qoftë një Dhjetor i bukur dhe i gëzuar për komunitetet tona dhe të gjithë vizitorët e Qarkut të Korçës!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: