Edhe pak kohë na ndan nga protesta e Partisë Demokratike, e cila ka paralajmëruar se do të bllokojë gjashtë akse kryesore në vend.
Gazetari Fatmir Popja raporton për News 24 nga Rrethrrotullimi i Bradasheshit se në këtë vend, ku pritet të mbahet mosbindja civile, ka fluks të madh mjetesh.
Gazetari tha se fluksi i madh i makinave mund të jetë i lidhur me faktin që shoferët kanë dijeni se rruga edhe pak mund të bllokohet. Ndërkaq, deputeti i PD Qani Xhafa ka paralajmëruar protestë masive nga ana e PD-së tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Fatmir Popja: Te Rrethrrotullimi i Bredasheshit pritet të mbahet protesta e opozitës. Në këtë vend ka pasur qarkullim të dendur. Policia ka disiplinuar trafikun. Duket se ky fluks i madh mjetesh lidhet me faktin se rruga do të bllokohet. Deputeti i PD Z Qani Xhafa ka thënë se do ketë protestë masive të PD-së. Protesta e PD pritet të mbahet kryesisht pranë Rrethrrotullimit të Bradasheshit, që është një nyje kyç për mjetet që shkojnë për në Korçë, Belsh e Berat.
(Balkanweb)