LEZHË

Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrollit fizik, vihet në pranga 20-vjeçari në Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, ndaj shtetasve për të cilët ka indicie se posedojnë sende të kundërligjshme, Komisariati i Policisë Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, finalizoi operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Gjejson Noka, 20 vjeç, banues në Lezhë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: