TIRANE- Ministrja e re e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato ka zhvilluar sot një mëngjes pune me përfaqësues të biznesit në vend. Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi në fjalën e tij para të pranishmëve tha se biznesi është i kënaqur që tashmë ka një ministri për sipërmarrjen.

Teksa u shpreh se Qeveria “Rama 1” ka krijuar disa lehtësira për sipërmarrjen, ai u ndal edhe Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Jemi të kënaqur që kemi tashmë një ministri për Sipërmarrjen. Biznesi do të jetë mbështetje për ministrinë. Disa masa të Qeverisë “Rama 1” lehtësuan sipërmarrjen. Këshilli Kombëtar Ekonomik nuk ka funksionuar siç duhet. Ka ardhur koha që të krijohet nëpërmjet ligjit një këshill më efikas, si ai i Këshillit Kombëtar të Punës. Ne jemi gati të përgatitim një draft dhe t’ia dorëzojmë ministres së re të Sipërmarrjes”, u shpreh Bregasi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb