Qazim Laçi u impenjua me Shqipërinë, në të 3-ja ndeshjete Europianit. Mesfushori kuqezi dha kontributin e tij, teksa vlen të theksohet fakti se realizoi një gol. Laçi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku përshkruan aventurën në Europian.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që isha pjesë e Kombëtares shqiptare në këtë Euro 2024! Shqipëria jonë ka treguar karakter, si brenda ashtu edhe jashtë fushës! Kemi treguar mentalitetin e duhur, zemër, kemi dhënë shpirtin në fushe dhe kemi sakrifikuar duke mos u dorëzuar asnjëherë dhe jam i bindur se kemi treguar vlerat tona më të mira si popull shqiptar! Dua të falënderoj të gjithë çunat, stafin teknik dhe të gjithë drejtuesit e administratën e FSHF-së për punën e bërë.

Dhe në fund, faleminderit shumë tifozëve, të cilët ishin të mrekullueshëm dhe na kanë mbështetur në të gjitha ndeshjet dhe jam i sigurt që do vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta parë Shqipërinë tonë sa më lart edhe në të ardhmen! STRONGER TOGETHER”, shkruan Laçi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb