NORVEGJI- Që prej vitit 1947 Norvegjia i dhuron çdo fundvit një pemë gjigande për Krishtlindjet Britanisë. Ky ritual tashmë përsëritet edhe sot, në shenjë të të mirave që dikur Britania e Madhe i kishte bërë dikur mbretit Haakon në Norvegji. Dërgesa bëhet në shenjë mirënjohje dhe respekti për mbështjen që ky shtet i ka dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore Norvegjisë.

Para se të prihet “Mbretëresha e pyllit”, ajo zgjidhet me kujdes shumë vite para, përkatësisht një pemë 50-60 vjeçar, mbi 20 metra e gjatë.

Sakaq, bredhi vendoset në Trafalgar Square, në ceremoninë e të cilës në të enjten e parë të dhjetorit mblidhen mijëra njerëz. Ndërsa në natën e 12 të Krishtlindjeve pema hiqet dhe më pas dërgohet për riciklim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: