Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas mesazhin të prerë të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili iu kërkoi palëve politike të ulen urgjentisht në dialog. Lidhur me këtë, ish-ministri Manjani shkruan se “Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!”

Më tej, ai shton se parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shkollat, etj. janë të gjitha nën drejtimin e një partie dhe një njeriu të vetëm. Ndaj dhe, sipas Manjanit, “kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga”.

Mesazhi i Manjanit:

Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!

Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria. Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë. Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.

Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik. Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.

Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.

Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër. Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë… Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.

Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshe si popullo Serb, Maqedonas e Grek. Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?! Kjo është çështja! Të tjerat janë pallavra.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb