Nga: ZONJA KATERINA

500 gr mëlçi qingji
1-2 qepë
2-3 lgj vaj ulliri
2 kokrra vezë
1 lgj miell
1 spec djegës
Kripë, piper

I vendosim mëlçitë të ziejnë në ujë me kripë dhe më pas i presim në kubikë. Kaurdisim qepën mirë me pak vaj ulliri, më pas shtojmë mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe spec djegës, shtojmë ½ gotë ujë dhe i lemë të ziejnë për 8-10 minuta. Rrahim vezët me miellin dhe me pak ujë dhe i hedhim mbi mëlçitë e kaurdisura. I lemë derisa të mpikset veza dhe i servirim menjëherë të ngrohta me pak majdonoz te grirë.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb