NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

400-500 gr mëlçi
2 kokrra qepë
4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi
Piper djegës
2 kokrra vezë
1 lç miell

Pergatitja

Fillimisht mëlçinë e vendosim në ujë të vluar për 5 minuta. Më pas e presim atë në kubikë mesatar.

Në një tigan të thellë kaurdisim qepën me vaj derisa ajo të zbutet dhe të zverdhet pak. Shtojmë mëlçitë, i rregullojmë me kripë, piper të zi, piper pikant dhe i kaurdisim për pak minuta. Më pas shtojmë një gotë të vogël ujë dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Ndërkohë rrahim 2 kokrra vezë me një lugë mielll. Pasi provojmë melçitë që janë gatuar shtojmë vezën me miell dhe e lemë të gatuhet për 6-7 minuta.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb