Një incident i fortë ka ndodhur në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, në hyrje të sallës së seancave plenare, ku deputetë të opozitës janë ndaluar nga efektivët e Gardës për të marrë pjesë në seancë.
Sorina Koti, Greta Bardeli dhe Elda Hoti, ishin 3 ligjvënëset e PD-së, që kanë tentuar në hyjnë në Kuvend, por janë ndaluar nga gardistët.
“Kjo që po ndodh aty është monstruozitet. Ne jemi në aksion politik duhet të na mirëkuptoni”, i është drejtuar Flamur Noka, kolegëve socialist, ndërsa më pas ka shpërthyer ndaj efektivëve të Gardës.
“O qelbësirë, mos e prek deputeten me dorë. Bandit, o bandë”, iu drejtua Noka, teksa tha se Elda Hoti, Sorina Koti dhe Greta Bardeli nuk kanë masa nga Komisioni i Etikës.