Një 43-vjeçar shqiptar ka shpëtuar për mrekulli kur ndaj tij u qëllua 7 herë me armë zjarri. Nga një skuter ku udhëtonin dy persona u qëllua me armë zjarri në drejtim të 43-vjeçarit shqiptar, i cili shpëtoi gjallë për mrekulli, teksa ndodhet i shtruar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Giugliano në Campania (Itali).

Dyshimet e para janë se sulmi ka ndodhur gjatë një tentative grabitjeje, por policia po heton hipotezën e ngritur.

Shqiptari u paraqit mbrëmjen e së shtunës në spitalin ‘San Giuliano’, me plagë me armë zjarri.

43-vjeçari u godit nga shtatë të shtëna me armë zjarri duke i shkaktuar plagë në këmbë, bark dhe duar.

Hetimet po kryhen nga karabinierët e Giuglianos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb