Një shqiptar në Itali është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti me disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë edhe ata shqiptarë. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 24-vjeçar i cili ka mbetur i plagosur në këmbë. Raportohet se shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Tortoreto të Italisë rreth orës 01:30 të mëngjesit. Pas debatit që patën, 24-vjeçari u qëllua me plumb në këmbën e djathtë dhe më pas u transportua me ambulancë në spital. Një dëshmitar që ishte në vendngjarje ka thënë se autorët u larguan me një makinë ngjyrë të bardhë.

Grupi hetimor i policisë italiane ka marrë filmimet e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve dhe për të ndërtuar dinamikën e kësaj ngjarje. Ndërkohë, me rëndësi është edhe dëshmia e 24-vjeçarit shqiptar të plagosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: